Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Drafti ligjor/ ERE, ERRU, AKEP nga agjenci të pavarura në autonome, qeveria: Analizë çdo institucioni
Një pjesë e institucioneve të pavarura, pjesë e administratës shtetërore, ente dhe autoritete, si Enti Rregullator i Energjisë, ai i Ujit, Komisioni i Prokurimit Publik, AKEP, etj pritet të mos jenë më institucione tërësisht të pavarura nga qeveria. Drafti i ri ligjor, i hedhur në konsultim publik thotë se këto autoritete apo ente që aktualisht operojnë plotësisht të pavarura, cenojnë llogaridhënien qeveritare, prandaj në rikonceptimin e tyre “Mbajtja e autoriteteve rregullatore jashtë mbikëqyrjes së qeverisë, sjell problematika në zbatimin e parimit të ndarjes së pushteteve, fragmentarizmin e aftësisë/përgjegjësisë së qeverisë për hartimin dhe zbatimin e politikave shtetërore dhe vakum në sistemin e përgjegjësisë e llogaridhënies qeveritare. Madje, distanca e tyre nga ekzekutivi mund të minojë llogaridhënien institucionale lidhur me performancën e tyre të përgjithshme”, thuhet në...