Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Sabai që deshi të ishte agim
Një foto nga ditët e rinisë, me anëtarë të Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve, Strugë, verë 1971 (anash Sabai dhe Agim Vinca). Nga Agim Vinca Lajmin për vdekjen e Sabaudin Zhutës ma dha Emin Azemi në një bisedë telefonike që pata me të sot, më 19 gusht 2025. “A dëgjove për Sabën?”, më tha Emini. “Çka? Ka ikur?!”. Më erdhi keq ta përdorja fjalën vdekje, por e dita menjëherë se përse është fjala. “Sapo u ktheva nga Struga mbrëmë, i thashë Eminit, dhe po ta dija do ta kisha shtyrë udhëtimin për të qenë i pranishëm në përcjelljen e tij të fundit”…Por askush s’e di kur ia beh ajo, “deka”, si thotë Fishta te “Lahuta”.Sabai, Sabaudini, Ag Veleshtari, si e quaja unë, emër që...