Rrezikon mbi 4 muaj jashtë fushave, Lukaku thyen heshtjen: Dëmtimet janë pjesë e lojës, me ndihmën e Zotit…

Rrezikon mbi 4 muaj jashtë fushave, Lukaku thyen heshtjen: Dëmtimet janë pjesë e lojës, me ndihmën e Zotit…

20 Gusht 2025 13:36 Alfred Lleshi “Faleminderit të gjithëve për mesazhet gjatë këtyre ditëve. E vlerësoj shumë mbështetjen tuaj, por këto gjëra ndodhin, dëmtimet janë pjesë e lojës. Me hirin e Zotit ndihem mirë dhe mbetem pozitiv, pavarësisht se çfarë do të ndodhë. Shihemi së shpejti”. Ky është mesazhi përmes rrjeteve sociale, ose e thënë ndryshe reagimi i parë i Romelu Lukakut pas dëmtimit të rëndë që pësoi në prag të nisjes së sezonit të ri në Serie A. Dëmtimi – Sulmuesi i Napolit u dëmtua gjatë miqësores me Olympiacos dhe iu nënshtrua ekzaminimeve në “Pineta Grande Hospital”, ku iu diagnostikua lezion i shkallës së lartë në muskujt e kofshës së majtë (‘retto femorale’). Klubi njoftoi se lojtari ka nisur tashmë procesin rehabilitues dhe do...