Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Tentuan të vidhnin karburant në një firmë ndërtimi, arrestohen dy vëllezërit
Ndërhyrja e shërbimeve të Policisë së Lushnjes ka parandaluar vjedhjen në një firmë ndërtimi, gjatë natës. Mësohet se janë vënë në pranga 2 vëllezër që u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në ambientet e firmës, gjatë tentativës për vjedhje. “Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, mbrëmjen e djeshme, gjatë patrullimit në territor, në lagjen “18 Tetori”, kanë konstatuar 2 shtetas që po tentonin të vidhnin karburant dhe pajisje, në ambientet e një firme ndërtimi. Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë arrestuar autorët e dyshuar, shtetasit G. C., 54 vjeç dhe J. C., 40 vjeç, banues në Lushnjë (vëllezër)”, njofton policia. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme./Opinion.al