Kultivuan mbi 350 bimë narkotike në parcelat e fshatit, arrestohen dy persona

Kultivuan mbi 350 bimë narkotike në parcelat e fshatit, arrestohen dy persona

Policia e Vau të Dejës ka arrestuar 2 shtetas, pasi kishin kultivuar 351 bimë narkotike, në fshatin Fshati i Ri. Mësohet se u kapën në flagrancë shtetasit S. U., 45 vjeç, banues në Durrës, dhe Gj. Gj., 30 vjeç, banues në fshatin Mali Kolaj. “Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera në kuadër të operacionit policor antikanabis, të koduar “Koordinata”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kapën në flagrancë dhe arrestuan shtetasit S. U., 45 vjeç, banues në Durrës, dhe Gj. Gj., 30 vjeç, banues në fshatin Mali Kolaj. Nga hetimet e kryera me metoda proaktive dyshohet se këta shtetas kanë kultivuar 351 bimë narkotike, në 2 parcela, në fshatin Fshat i Ri. Bimët narkotike u asgjësuan...