Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Pesë shoferë tentuan të korruptonin policët dhe 3 ishin në kërkim/ Rrugorja e Tiranës bën bilancin: 66 arrestime në dy javë aksion
Policia Rrugore intensifikon monitorimet e akseve rrugore me plan 24 orësh, duke përdorur dronë, radarë, kamera, makina inteligjente dhe patrulla me mjete të pauniformuara. “Qëllimi i kontrolleve është parandalimi i aksidenteve dhe garantimi i sigurisë rrugore si dhe ulja e ndotjes akustike nga automjetet që krijojnë zhurma përmes modifikimeve të paligjshme”, thanë burime zyrtare ditën e sotme. Në këtë kuadër, gjatë dy javëve të fundit janë marrë nën akuzë 77 shoferë që kishin penguar rrugën dhe qarkullimin, kurse mjetet e tyre u larguan me vinça dhe u bllokuan. 66 prej shoferëve janë arrestuar për drejtim në gjendje të dehur, pa leje drejtimi apo në shkelje të ndryshme. 5 tentuan të korruptonin efektivët e Rrugores dhe 3 ishin persona në kërkim, që u zbuluan rastësisht. Janë bllokuar...