Raphinha mes kandidatëve për “Topin e Artë”: Vetëm arritja deri këtu është fitore për mua

Raphinha mes kandidatëve për “Topin e Artë”: Vetëm arritja deri këtu është fitore për mua

Pas një sezoni të jashtëzakonshëm, ku shënoi 34 gola dhe dha 25 asistime, duke kontribuar në fitimin e Superkupës, Kupës së Mbretit dhe La Liga-s me Barcelonën, nuk është çudi që Raphinha të jetë mes kandidatëve për “Topin e Artë” 2025. Braziliani është një nga katër lojtarët e Barcelonës në garë, së bashku me Lamine Yamal, Pedri dhe Robert Lewandowski, duke aspiruar çmimin prestigjioz të dhënë nga “France Football”. Në një intervistë ekskluzive me organizatorët, Raphinha e përshkroi vetë pjesëmarrjen në ceremoninë e ndarjes së çmimit si një nga arritjet më të mëdha të karrierës së tij: “Me gjithçka që kam përjetuar në karrierën time profesionale, të jem në gala-në e ‘Topit të Artë’ për mua është tashmë një fitore. Një nga sukseset e mia...