Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            400 maturantë garojnë për vetëm 175 vende në arkitekturë, urbanistikë e dizajn
                            Sot zhvillohet provimi i pranimit për maturantët që synojnë të ndjekin arkitekturën. Provimi ka nisur në orën 10:00 dhe do të zgjasë dy orë. 400 të regjistruar në testin e pranimit: -95 kuota të lira në Arkitekturë-50 kuota të lira në Urbanistikë-30 kuota të lira në Dizajn. Testi përmban 60 pyetje. Testimi përkthehet me 60% të totalit të pikëve, ndërsa 40% e pikëve i merr mesatarja e tri viteve të shkollës së mesme dhe rezultatet e provimeve të Maturës Shtetërore.