Qyteti i nëndheshëm në Kukës/ Kompleksi që u ndërtua për t’u mbrojtur në komunizëm, tani atraksion turistik

Qyteti i nëndheshëm në Kukës/ Kompleksi që u ndërtua për t’u mbrojtur në komunizëm, tani atraksion turistik

Nën këmbët e qytetit të Kukësit, fshehur nën tokë, ndodhet një nga dëshmitë më të pazakonta të periudhës komuniste në Shqipëri: qyteti i nëndheshëm. Ndërtuar gjatë viteve të regjimit si strehim strategjik në rast lufte, ky kompleks sot po kthehet në një atraksion turistik të veçantë për vizitorët vendas dhe të huaj. Afrim Cenaj, një guidier i këtij destinacioni, tregon se interesimi është në rritje. Por Cenaj thekson se kompleksi ka ende nevojë për ndërhyrje. Një grup turistësh nga Franca, që po udhëtojnë nëpër Shqipëri, ndan përshtypjet e tyre. “Unë quhem Ève-Marie. Erdha me bashkëshortin, vajzën, vëllain, kunatën dhe nipërit e mi. Ne e gjetëm numrin e telefonit në Facebook. Është vërtet një vizitë shumë interesante që ne e këshillojmë për të gjithë vizitorët e...