‘49% e TIMAC shpk shitet për 490 euro’/ Balliu: Korrupsioni i Edi Ramës tani cënon edhe sigurinë kombëtare

‘49% e TIMAC shpk shitet për 490 euro’/ Balliu: Korrupsioni i Edi Ramës tani cënon edhe sigurinë kombëtare

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka dhënë një deklaratë për mediat ku akuzon qeverinë për krijimin e një afere të rëndë korruptive që cënon drejtpërdrejt sigurinë kombëtare të vendit. Sipas Balliut, në maj 2024, kryeministri Edi Rama themeloi shoqërinë ‘KAYO’, duke emëruar në krye ish-drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, dhe i dha kësaj shoqërie kompetenca të jashtëzakonshme për kontrata dhe negociata me kompani private në industrinë e armëve, me vendim të firmosur nga Belinda Balluku. Ai thekson se një nga kompanitë e përfshira, TIMAC shpk, është promovuar personalisht nga Rama dhe më 17 qershor 2025, 49% e aksioneve të saj u shiten për vetëm 490 euro mikut të afërt të kryeministrit, Ron Yeffet. Balliu thekson lidhjet e dyshimta të Yeffet me projekte...