Chris Martin reagon pas skandalit me “Kiss Cam” në koncertin e Coldplay: Do ta vazhdojmë

Chris Martin reagon pas skandalit me “Kiss Cam” në koncertin e Coldplay: Do ta vazhdojmë

Chris Martin ka sqaruar pse grupi Coldplay nuk do të heqë dorë nga përdorimi i “kiss cam” në koncertet e tyre, pavarësisht polemikës që shpërtheu muajin e kaluar. Në korrik, gjatë një koncerti në Boston, kamera kapi në ekranin gjigant Andrew Byron, CEO i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, me krahun rreth shefes së burimeve njerëzore të kompanisë, Kristin Cabot. Çifti u përpoq menjëherë të fshihte fytyrat, duke nxitur një batutë nga Martin:“Ose po kanë një aferë, ose janë thjesht shumë të turpshëm.” Videoja u bë virale. Regjistrat publikë zbuluan se Byron (50) dhe Cabot (56) ishin të martuar me persona të tjerë, megjithëse jetonin veçmas nga bashkëshortët. Të dy dhanë dorëheqje nga kompania, e cila më pas angazhoi Gwyneth Paltrow, ish-bashkëshortja e Martin, si...