“Besoj te Milani i Allegrit dhe Tares, kuqezinjtë i shoh pretendentë për titullin”

“Besoj te Milani i Allegrit dhe Tares, kuqezinjtë i shoh pretendentë për titullin”

20 Gusht 2025 12:08 Alfred Lleshi Ish-mbrojtësi Filippo Galli, sot drejtues dhe opinionist në “Radio TV Lega Serie A”, ka folur për nisjen e kampionatit të ri, duke treguar edhe kujtimin e debutimit të tij në Serie A: “Me Milanin, javën e dytë të sezonit 1983-1984 kundër Veronës, fituam 4-2. Debutova titullar në krah të Luciano Spinosi, sepse Franco Baresi ishte pezulluar pas ndeshjes së parë ndaj Avellinos”. Galli ka analizuar edhe garën aktuale për titullin: “Napoli e nis përpara të gjithëve, e shoh favorit sepse është përforcuar dhe di si të fitojë. De Laurentiis e ka ngritur skuadrën në nivele shumë të larta, në mënyrë të qëndrueshme. Interi sigurisht do të jetë aty. Edhe Milani, kam besim te dyshja Tare-Allegri dhe puna që kanë...