Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Spaho përplaset me Alimehmetin: PD ka nevojë veç për garë të ndershme brenda vetes
Deputeti demokrat, Edmond Spaho ka reaguar ndaj Ilir Alimehmetit, i cili kërkoi riformatim të partisë pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 11 majit. Në një postim në rrjete sociale, Spaho thotë se PD thjesht ka nevojë që të organizohet, një proces që sipas tij, i mungon prej 10 vitesh. Ai bën një krahasim me vitin ’92, teksa thotë se kryetarët e degëve ishin me shkollë të lartë, ndërsa sot “nuk janë as me arsim 8-vjeçar”. Spaho shton gjithashtu se nuk mund të ketë organizim në parti ndërsa në krye vendoset ‘mjeshtri i ç’organizimit’. Reagimi i plotë i Spahos: I dashur Ilir! Nuk e kuptoj këtë termin riformatim. Çfarë do të thotë? Duket si tjetërsim, apo modernizim përtej asaj që mund të bëjmë.Njerëzve të thjeshtë u krijohet përshtypja sikur...