Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shtyhet ndeshja Teuta-Dinamo! Ja çfarë do të ndodhë me javën e parë të Superiores
Ndeshja Teuta-Dinamo, e planifikuar për tu luajtur më 24 gusht është shtyrë. Ky vendim është marrë pas kërkesës së Dinamos, që kërkoi shtyrjen e datës për ndeshjen e javës së parë. Kryeqstetasit do të luajnë të enjten ndaj Jagiellonias dhe për këtë arsye ditët për përgatitje do ishin të pakëta. Bëhet e ditur se ndeshja Teuta-Dinamo, do të luhet më 5 shtator në Durrës, në stadiumin “Niko Dovana”. Njoftimi: Në bazë të kërkesës së Dinamo City për shtyrjen e ndeshjes dhe dakordësisë së ekipit të Teutës, ju informojmë se ndeshja Teuta – Dinamo City e planifikuar fillimisht për t’u zhvilluar më datë 24.08.2025, do të luhet më datë 05.09.2025 ora 17:00, në stadiumin “Niko Dovana”, Durrës.