Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Aksidenti në Greqi ku vdiqën 3 shqiptarë, flet dëshmimtari: Po digjeshin të gjallë
Një ngjarje tragjike ndodhi pasditen e së hënës në autostradën Egnatia të Greqisë, ku një kamion u përplas fillimisht me një tjetër kamion dhe më pas me dy automjete. Nga përplasja humbën jetën tre shtetas shqiptarë: Viktor Bushi, Klarenc Kacaj dhe Marianka Bushi (Aliraj). Magdalena Kacaj mbeti e plagosur. Një person që ndodhej në vendngjarje rrëfeu momentet e tmerrit që përjetoi: “Dëgjonim tre personat duke u lutur t’i nxirrnim jashtë. ‘Na nxirrni jashtë, na nxirrni jashtë’. Ata bërtisnin ‘ndihmë, na nxirrni jashtë, na shpëtoni’. Njerëzit po digjeshin të gjallë. I pamë me sytë tanë dhe të tre ishin karbonizuar. Nuk mundëm t’i nxirrnim jashtë, ishin bllokuar.“ Sipas tij, gjithçka ndodhi shumë shpejt. Gomat nisën të shpërthenin dhe brenda një çasti, një nga automjetet u përfshi...