Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Na nxirrni jashtë, na shpëtoni”, dëshmitari rrëfen momentet e fundit të tre shqiptarëve, u dogjën të gjallë në makinë pas shpërthimit
Tre shqiptarët që humbën jetën në një aksident tragjik në autostradën Egnatia në Greqi u dogjën të gjallë brenda mjetit me të cilin udhëtonin. Vetëm një grua arriti që të mbijetonte pas shpërthimit në flakë të makinës. “Mund t’i dëgjonim të tre personat duke na lutur t’i nxirrnim jashtë. ‘Na nxirrni jashtë, na nxirrni jashtë’. Ata bërtisnin ‘ndihmë, na nxirrni jashtë, na shpëtoni’. Po digjeshin të gjallë. I pamë me sytë tanë dhe të tre ishin karbonizuar. Nuk mundëm t’i nxirrnim jashtë, ishin bllokuar”, tha dëshmtari për ANT1. “Brenda një sekonde të shkurtër, makina mori flakë. Filloi të shpërthente. Zjarri vinte nga kamioni. Ishte i shpejtë.” Viktimat e aksidentit tragjik me makinë janë Viktor Bushi 59-vjeçar, gruaja e tij 57-vjeçare, Marianka, dhe miku i tyre Klarenc Kacaj, 61-vjeç i cili ishte ulur në...