Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Kërcënimi me jetë i pronarit dhe botuesit të Fokus Media Grup, Berisha: Një akt terrorizmi shtetëror
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar me një postim në faqen e tij në facebook pas kërcënimit me jetë të pronarit dhe botuesit të Fokus Media Grup. “Ky akt terrorizmi shtetëror vjen pasi kompani shtetërore, të lidhura kokë e xhep direkt me dyshen famëkeqe Rama–Balluku, i pushtuan me polici dhe ushtri, në një operacion tipik stalinist, zyrat dhe ndërtesat e Fokus Media Grup”, shkruan Berisha. Kërcënimi me jetë i pronarit dhe botuesit të Fokus Media Grup, Irfan Hysenbelliu, dhe familjarëve të tij nga dyshja në krye të organizatës kriminale është një akt i mirëfilltë dhe tejet i rrezikshëm i terrorizmit shtetëror, pasi vjen pas deklaratës së Ramaduros në shpërthim urrejtjeje dhe hakmarrjeje primitive, kur tha: “Me të e kam personale.” Mesazhi: Një akt...