Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Përçarje në PD! Spaho i del kundër Alimehmetit, paralajmëron demokratët pas humbjes së thellë
Deputeti demokrat, Edmond Spaho ka reaguar ndaj Ilir Alimehmetit, një prej figurave më të votuara të PD më 11 maj, i cili kërkoi riformatim të partisë pas humbjes së thellë. Në një postim në rrjete sociale, Spaho thotë se PD thjesht ka nevojë që të organizohet, një proces që sipas tij, i mungon prej 10 vitesh. Ai bën një krahasim me vitin ’92, teksa thotë se kryetarët e degëve ishin me shkollë të lartë, ndërsa sot “nuk janë as me arsim 8-vjeçar”. Sipas tij, nuk ka organizim të partisë teksa në krye vendoset ‘mjeshtri i ç’organizimit’. “Sot në degë nuk kemi struktura, nuk kemi drejtues dhe kemi pak anëtarë. Ngopemi me lugë bosh. Është për të ardhur keq, por nëse në vitin 1992 çdo kryetar seksioni ishte me shkollë...