Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Okulistika e Spitalit Vlorë/ Pacienti humbi shikimin, kryhet me sukses ndërhyrja
Spitali Rajonal i Vlorës, një qendër ekselence rajonale për shërbimet e okulistikës. Së fundmi, u realizua me sukses një ndërhyrje delikate tek një pacient 59-vjeçar, i cili kishte humbur shikimin nga komplikacionet e diabetit. Lajmi bëhet i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, ku ndër të tjera ajo tregon rreth gjendjes së pacientit duke shkruar se pas trajtimit, ai rifitoi ndjeshëm pamjen dhe shpresën për një jetë më të pavarur. “Ky rezultat behet me domethenes falë investimeve në kabinetin e ri të okulistikës, të pajisur me teknologji moderne dhe paketat e rimbursuara të vitrektomisë, që garantojnë trajtime falas, pa nevojë për referim në spitale të tjera. Mirënjohje për ekipin mjekësor: Dr. Kemal Ylsek, Dr. Edmond Isufaj, Dr. Dilaver Haskaj, Dr. Ëngjëll Lazaj, Dr. Odela...