EMRI/ Aksidenti në aksin Fier-Patos, ndërron jetë 30-vjeçari që mbeti i plagosur

EMRI/ Aksidenti në aksin Fier-Patos, ndërron jetë 30-vjeçari që mbeti i plagosur

Një aksident i rëndë u shënua dje në aksin Fier-Patos. 30-vjeçari, Gazment Gropa, i cili mbeti i plagosur nga aksidenti me motor, ka humbur jetën sot. Pavarësisht ndihmës mjekësore, i riu nuk mundi t’i mbijetojë dëmtimeve të rënda. Si pasojë e aksidentit mbetën të lënduar edhe dy persona të tjerë, më konkretisht drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja që udhëtonte me të. Ky segment rrugor, veçanërisht gjatë muajve të verës, karakterizohet nga fluksi i lartë i mjeteve dhe aksidente të shpeshta.   Top Channel