Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Nga Champions te Juventusi/ Zhegrova ‘trondit’ Serie A me transferimin e bujshëm!
Edon Zhegrova është gati për të lënë Lille në Francë, duke u transferuar kështu në Serie A me Juventusin. Sipas ‘Tuttosport’, anësori shqiptar i sulmit i ka thënë ‘po’ bardhezinjve dhe pritet të jetë përforcimi i radhës për trajnerin Igor Tudor. Sezonin e shkuar në Champions League, Zhegrova shkëlqeu kundër Juves dhe duket se drejtuesit e kanë mbajtur shënim emrin e tij. Tanimë kushtet janë ‘pjekur’ dhe 26-vjeçari shihet si një lojtar që mund të luaj në tre pozicione, andaj me një goditje është njësoj si të bësh tre përforcime. Ai mund të luaj në mesin e fushës, në krahët e sulmit si edhe si sulmues i dytë nëse do ishte e nevojshme. Shto këtu edhe njohjen me sulmuesin David, që u bashkua këtë verë me Juven...