Sërish bllokade në gjykatën në Novi Sad, studentët kërkojnë lirimin e kolegëve të burgosur politikisht

Sërish bllokade në gjykatën në Novi Sad, studentët kërkojnë lirimin e kolegëve të burgosur politikisht

Një bllokadë e ndërtesës gjyqësore në rrugën Sutjeska 3 në Novi Sad ka nisur sot në mëngjes, e thirrur nga studentët e Universitetit të Novi Sadit. Protesta, e paralajmëruar për të mërkurën, 20 gusht, në orën 06:00, është planifikuar të zgjasë deri në orën 15:00, gjatë gjithë orarit zyrtar të punës. Studentët, të mbështetur nga asambletë qytetare të Novi Sadit, kanë theksuar se kërkesa e tyre kryesore është heqja e masës së paraburgimit për të gjithë ata që ata i konsiderojnë si të burgosur politikë. Qytetarë dhe studentë nisën të mblidheshin që nga ora 06:00, ndërsa në orën 06:35 protestuesit ishin pozicionuar para hyrjes kryesore të ndërtesës. Një pjesë e tyre u grupuan pranë hyrjes zyrtare, ndërkohë që hyrja nga rruga Radnička dhe ajo nga...