Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Tenderi i dyshimtë/ Skualifikon dy ofertat më të ulëta, Arditi i Postës i jep 950 mijë euro Abissnetit të Kokëdhimës
Ardit Demiri, drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, ka finalizuar ditët e fundit tenderin për internet, nën dyshime të forta se gjithçka ka qenë e paracaktuar në favor të ish-deputetit Koço Kokëdhima. Sipas dokumenteve, për të shkuar te oferta e Kokëdhimës, Arditi i Postës ka skualifikuar dy firmat që ofruan më pak. Ky është një tjetër tender i dyshimtë i Drejtorisë së Përgjithshme të Postës, teksa edhe më parë i njëjti institucion është lakuar për shumë probleme me dhënien e tenderëve. Madje, janë shkarkuar disa drejtorë, nën dyshimet e forta se bënin punët dhe më pas, firma që i bëri punimet, shpallej edhe fituese. Por, ka pasur abuzime edhe me punësimin apo me marrëveshjet e fshehta me postat private, të cilat në mungesë të konkurrencës...