Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Meta mbetet në burg/ Avokati Kara: Nuk pritet që të dalë derisa të pyeten dëshmitarët
Ilir Meta sipas avokatit Romeo Kara mbahet në burg sepse dyshohet se mund të prishë provat. “Nuk do ta dalë të paktën deri sa të pyeten dëshmitarët”, u shpreh ai. Gjatë intervistës në “Ora e Fundit” në ABC News, avokati tha se nuk pritet që të dalë derisa të pyeten dëshmitarët. “Besoj se do të kemi një zgjerim të SPAK dhe jo një përfundim mandati siç duan kasapët e politikës shqiptare dhe gjenitë e korrupsionit shqiptar. Do kemi një zgjerim me dhjetëra dhe mbase me qindra prokurorë të tjerë. Ne ligjet i kemi dhe Kodin Penal e kishim dhe nuk e zbatuan”, tha ai. Gjithashtu gjatë intervistës, theksoi se si ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-presidenti Ilir Meta kanë shkaktuar dëme të mëdha vendit dhe se...