Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rinovimi i kartonit CAP, Rama: Certifikata e Aftësimit Profesional bëhet pjesë e lejes së drejtimit, hiqet kartoni shtesë
Një lajm i mirë për drejtuesit profesionistë të mjeteve vjen nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Kryeministri Edi Rama bëri të ditur të mërkurën një lehtësim të rëndësishëm në procesin e pajisjes me dokumente për këtë kategori. “Një tjetër hap drejt modernizimit dhe thjeshtimit të shërbimeve. Ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama në një postim në rrjete sociale. Ai njoftoi se certifikata e Aftësimit Profesional (CAP) do të integrohet automatikisht në lejen e drejtimit përmes Kodit 95, duke eliminuar kartonin shtesë që më parë lëshohej veçmas. “Ky ndryshim jo vetëm që thjeshton procedurat administrative, por gjithashtu ul kostot për qytetarët” thekson Rama në mesazhin e tij.