Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Koçiu: 30 infermierë u punësuan përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë”, garantohet transparenca
Përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë” u përzgjodhën edhe 30 infermierë, të cilët tashmë janë në shërbim të qytetarëve në qendrat shëndetësore dhe spitalet e vendit. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha dje në një postim në rrjetet sociale se “përmes këtij portali garantojmë transparencë dhe punësim mbi bazën e meritës, duke i shtuar sistemit shëndetësor profesionistë të rinj dhe të përkushtuar”. “Në thirrjen e 10-të u përzgjodhën 30 infermierë, mes tyre Emanuela, Jurgeni, Liridona dhe Fatjoni. Urojmë suksese të gjithë të rinjve që i janë bashkuar bluzave të bardha, për të dhënë kontributin e tyre me përkushtim, humanizëm dhe dinjitet”, tha Koçiu. Në videon e publikuar nga Koçiu infermierja Emanuela Maçi tha se konkurrova në portal dhe fitova vendin si infermiere në...