Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, MBZHR: Reformim i plotë i sigurisë ushqimore

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, MBZHR: Reformim i plotë i sigurisë ushqimore

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) synon të ndërmarrë një reformë të plotë ligjore në administrimin e sigurisë ushqimore në vend. Ky institucion sapo ka hedhur në konsultim publik ligjin e ri “Për Kontrollet zyrtare”. Drafti me 119 nene  përcakton rregullat e përgjithshme dhe parimet e kërkesat që lidhen me kontrollet zyrtare dhe aktivitetet e tjera zyrtare, dhe përcakton përgjegjësitë përkatëse për të garantuar një nivel të lartë të mbrojtjes së shëndetit të njerëzve, kafshëve dhe bimëve. Sipas hartuesve të ligjit ai është përafruar pjesërisht me rregulloren përkatëse të Bashkimit Europian, madje edhe emri i ligjit është përkthimi fjalë për fjalë i kësaj rregulloreje. Risi për ligjin janë edhe dy nene të posaçme, pikërisht nenet 95 dhe 96 të cilat parashikojnë që autoritetet kompetente...