Gazeta e njohur britanike: Është koha që Perëndimi të ndalojë së toleruari autoritarin Vuçiç

Gazeta e njohur britanike: Është koha që Perëndimi të ndalojë së toleruari autoritarin Vuçiç

Bordi editorial i gazetës prestigjioze Financial Times, e cila normalisht përfaqëson pikëpamjen e botimit për çështje të ndryshme, publikoi mendimin e saj mbi situatën në Serbi dhe Presidentin Aleksandër Vuçiç , duke e quajtur regjimin e tij autoritar. Ata thonë se pas rreth një dekade në pushtet, udhëheqësit autoritarë përballen në mënyrë të pashmangshme me të njëjtin problem – të intensifikojnë represionin dhe të shtypin mediat e pakta të pavarura që kanë mbetur, ose të dorëzohen ndaj kërkesave të opozitës për reforma. “Kjo ka ndodhur shumë herë në të gjithë botën në dekadat që nga Lufta e Ftohtë. Autokratët pothuajse gjithmonë zgjedhin qasjen e parë dhe bëhen më të ashpër. Me protestuesit antiqeveritarë në rrugët e kryeqytetit Beograd, Aleksandar Vuçiç tani përballet me këtë zgjedhje”,...