Broja: Jam në formë, më e mira ende nuk ka ardhur

Broja: Jam në formë, më e mira ende nuk ka ardhur

Armando Broja, sulmuesi i Kombëtares luajti 25 minuta në barazimin që Everton mori 1-1 kundër Arsenalit në “Goodison” të shtunën. 23-vjeçari më 9 janar vuajti një dëmtim që e mbajti jashtë për dhjetë ndeshje në Premier League dhe pas minutave me Kombëtaren ka fituar besimin e David Moyes te Everton. Për “Evertontv” Broja tha se ka shumë për të dhënë dhe më e mira ende nuk ka ardhur. Djaloshi tregon se nuk ndjen më dhimbje dhe futet me besim në fushë. “Ndihem shumë më mirë tani. Jam i lumtur që mund të futem në fushë dhe të luaj pa dhimbje. Kjo është çdo gjë që doja, të mos kisha dhimbje, të shijoj futbollin, të luaj përballë tifozëve dhe të provoj të bëj më të mirën...