E mërkurë me diell, temperatura deri 35 gradë C

E mërkurë me diell, temperatura deri 35 gradë C

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash, kryesisht të mesme e të larta, përqendruar në relievet kodrinore-malore të vendit.💨 Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s.🌊 Deti – Valëzimi forcës 1-2 ballë. Top Channel