Tirana “thyen” qarqet e tjera për sigurimin e jetës, makinës apo pronës gjatë vitit që lamë pas

Tirana “thyen” qarqet e tjera për sigurimin e jetës, makinës apo pronës gjatë vitit që lamë pas

Tirana rezulton të ketë paguar më shumë para për të siguruar jetën, makinën apo pronën gjatë vitit që lamë pas. Të dhënat më të fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se gati 62.1% e primeve të shkruara bruto janë të përqendruara në qarkun e Tiranës, ndjekur nga Durrësi me rreth 7.2% dhe Korça me 5.2%. Ndërkohë, Kukësi, Dibra dhe Gjirokastra kanë përqindjen më të ulët të primeve të shkruara bruto, përafërsisht 0.9%, 1.7% dhe 1.8%. Ky mbizotërim i Tiranës me më tepër se gjysmën e primeve në shkallë vendi vjen për arsye se shumica e popullsisë është e përqendruar në Tiranë, ndërsa edhe kompanitë e sigurimit kanë një numër më të madh degësh që shtrihen në të gjithë kryeqytetin, që nënkupton se qytetarët kanë...