Eurovision 2026 prezanton logon e re, fansat reagojnë me kritika

Eurovision 2026 prezanton logon e re, fansat reagojnë me kritika

Për herë të parë që nga viti 2015, Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU) ka zbuluar logon e re të Eurovisionit, e cila do të përdoret nga edicioni i vitit 2026 e më tej. Në dizajnin e ri, zemra ikonike mbetet në qendër, por logoja është modernizuar me fontin “Singing Sans” dhe shkronja “E” nuk është më e madhe si më parë. Pamja e re është krijuar nga studion britanike PALS, e cila ka punuar edhe në identitetin vizual të Eurovision 2023, transmeton KultPlus. Drejtori i konkursit, Martin Green, e përshkruan logon si “E guximshme, e gjallë dhe plot zemër”, duke theksuar rëndësinë e saj për platformat digjitale dhe mbrojtjen globale të markës.“Eurosong ka qenë gjithmonë një evolucion muzikor, kulturor dhe krijues. Ky rifreskim është një...