Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Prishtina 2030 – Kryeqyteti gati për Lojërat Mesdhetare
Sipas një njoftimi të publikuar nga kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, kryeqyteti dhe gjithë Kosova kanë hyrë në një kapitull të ri historik: përgatitjet për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030. Në postimin e tij, Rama thekson se kjo ngjarje nuk është vetëm një organizim sportiv, por një projekt madhor që do të shënojë zhvillim, afirmim dhe një mundësi unike për ta vendosur vendin në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, transmeton KultPlus. Ai bën të ditur se, në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, është mbajtur takimi i parë për funksionalizimin e Komitetit Organizues të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030 (OCMG). Ky hap i rëndësishëm shënon fillimin e punës së koordinuar për organizimin e një ngjarjeje që pritet të jetë ndër më të mëdhatë të mbajtura ndonjëherë në...