Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Alarm nga zjarret në Vlorë/ Flakët tek fusha e mbetjeve rrezikojnë t’u afrohen banesave
Dy vatra zjarri janë regjistruar në orët e pasdites në Vlorë dhe në Selenicë, ndërsa 4 helikopterë po punojnë për shuarjen. Në qytetin e Vlorës, flakët përfshinë sërish fushën e mbetjeve urbane. Për shkak të erës së fortë, zjarri po përhapet me shpejtësi, duke krijuar re të dendur tymi në qytet. Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Ndërkohë, një tjetër vatër zjarri është shfaqur në fshatin Lapardha të bashkisë së Selenicës. Zjarri ka përfshirë kodrat mbi fshat, duke rrezikuar banesat. Banorët së bashku me zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë flakët por terreni është i vështirë. Ndërkohë, edhe Kruja është përfshirë nga zjarri, ku dy vatra janë konstatuar këtë pasdite në afërsi të fshatit Borizanë mbi fabrikën e çimentos në...