SKANDAL/ Gjoni: 3 nga 4 urat që lidhin Lezhën e Shkodrën me Tiranën janë në prag shembjeje, Rama i dhuron veriut trarë me pagesë

SKANDAL/ Gjoni: 3 nga 4 urat që lidhin Lezhën e Shkodrën me Tiranën janë në prag shembjeje, Rama i dhuron veriut trarë me pagesë

  Deputeti i zgjedhur i PD-së në Lezhë, Gjin Gjoni ka akuzuar Edi Ramën se, thuajse të gjitha urat që lidhin Shkodrën e Lezhën me Tiranën janë në shembje. Sipas Gjonit, Edi Rama i dhuron veriut vetëm trarë me pagesë, e jo zgjidhje të tjera. ‘Mbyllja e urës së Milotit në kulmin e sezonit turistik solli kaos në trafik, kolaps të lëvizjes në aksin Milot–Lezhë dhe humbje të mëdha financiare për sipërmarrësit nga Shëngjini në Velipojë. Ura mund të ishte bllokuar në shtator, por u zgjodh muaji korrik, duke i bërë një tjetër goditje pushuesve dhe ekonomisë së veriut, ndërsa Ura e Zogut, monument kulture, ka mbetur e braktisur prej vitesh, pasi investimi i nisur për shpëtimin e saj nuk dha asnjë zgjidhje. Po ashtu...