Zjarri përfshin zonën e Krastës në Krujë, rrezikohet depoja e dinamitit pranë guroreve

Zjarri përfshin zonën e Krastës në Krujë, rrezikohet depoja e dinamitit pranë guroreve

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë pasditen e sotme në zonën e Krastës, në afërsi të fshatit Borizanë në Krujë, mbi fabrikën e çimentos dhe pranë guroreve. Dy vatrat e zjarrit, të ndodhura në një distancë të shkurtër nga njëra-tjetra, kanë alarmuar autoritetet lokale dhe shërbimin zjarrfikës të Krujës, për shkak të afërsisë me një depo dinamiti, që ndodhet rreth 1 kilometër larg nga vatra e zjarrit. Kjo depo furnizon guroret e zonës dhe nëse flakët nuk neutralizohen në kohë, ekziston rreziku real që ato t’i afrohen depos së dinamitit, duke u kthyer në një kërcënim serioz për banorët e zonës. Paraprakisht dyshohet se këto zjarre janë të qëllimshme dhe mendohet se janë nisur për t’u hapur terren guroreve. Dhe pse shërbimet zjarrfikëse...