Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Kambanë alarmi, janë mln euro dëme këtë verë”/ Zjarret në vend, flet eksperti i sigurisë: E patolerueshme
Eksperti i çështjeve të sigurisë, Fatjon Softa, duke folur për zjarret në studion televizive, u shpreh se ku situata përsëritet cdo vit, është e patolerueshme mosmarrja e masave. Sipas Softës, duhet të ketë një qendër kombëtare dhe të bëhet më mirë parandalimi sesa përpjekja për të fikur. Eksperti deklaroi se janë 325 milionë euro këtë verë nga dëmet që kanë sjellë zjarret, një kambanë alarmi për një vend si Shqipëria. Fatjon Softa: “Klima ka ndyshuar shumë vitet e fundit. Shqipëria ka disa vite që ka zjarre masive, pra nuk është dicka e re. Kështu që duhet më shumë organizim nga ana e institucioneve përkatëse, në mënyrë që dëmet të minimizohen. Dëmet janë shumë më të larta, është një kambanë alarmi për një vend si Shqipëria....