‘Heroina e Nebraskës’, kur guximi fiton mbi çdo kërcënim

‘Heroina e Nebraskës’, kur guximi fiton mbi çdo kërcënim

Shkruan Albert Vataj Më 12 janar 1888, pllajat e Nebraskës u zgjuan si çdo ditë tjetër dimri. Qielli ishte i kthjellët, ajri i butë, dhe fëmijët shkonin në shkollë pa pallto, të paditur për dramën që do t’i përpinte orë më vonë. Por në mesditë, qielli u mbyll si një perde e rëndë, dhe nga Kanadaja zbriti një mur i bardhë që rrëzonte gjithçka përpara. Ishte stuhia famëkeqe e borës, “Schoolhouse Blizzard”, një nga më të egërat që kishte njohur ndonjëherë Amerika qendrore. Në një shkollëz të vetmuar në Mira Valley, mësuesja 19-vjeçare, Minnie Freeman, qëndronte përballë së pamundurës. Çatia dridhej, bora shpërthente përmes derës, ndërsa trembëdhjetë fëmijë e shikonin me sy të mpirë nga frika. Shpresa e shpëtimit nuk ekzistonte. Të priturit ishte njësoj...