Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Dy vatra zjarri në Borizanë/ Flakët e përshpejtuara rrezikojnë ‘rrethimin’ e fabrikës së çimentos dhe guroreve
Dy vatra zjarri kanë nisur pasditen e sotme në afërsi të fshatit Borizanë të Krujës. Mësohet se flakët janë përhapur pranë fabrikës së çimentos në afërsi të guroreve. Vatrat janë në distancë të shkurtër me njëra- tjetrën. Raportohet se për shuarjen e flakëve është përfshirë reparti zjarrfikës i rrethit, por flakët favorizohen nga era e fortë. Zjarret në këto dy vatra rrezikojnë të përhapen në zonë, ku gjenden hektarë të tërë me pisha të reja.