Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zjarri në Lapardha, angazhohen dy helikopterë të Forcave të Armatosura
Dy helikopterë të Forcave të Armatosura kanë nisur menjëherë punën për shuarjen e flakëve në zonën e Lapardhas, në territorin e bashkisë Selenicë. Në vijim pritet të mbërrijë edhe një helikopter i tretë për të ndihmuar në operacionin për shuarjen e zjarrit që përfshiu pasdite zonën me bimësi dhe shkurre. Forcat zjarrfikëse të Vlorës janë vënë sakaq në gatishmëri, pasi era e fortë rrezikon përhapjen e zjarrit drejt Shashicës, që u shkrumbua më herët gjatë këtij muaji. Autoritetet po ndjekin nga afër situatën që mbetet ende e vështirë, pasi flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta.