Rama sulmoi gjyqtarin, reagon Bardhi: I mbrojte vetë ndërtuesit e paligjshëm, ja dokumenti

Rama sulmoi gjyqtarin, reagon Bardhi: I mbrojte vetë ndërtuesit e paligjshëm, ja dokumenti

Në përgjigje të qëndrimit të Edi Ramës që sulmon gjyqtarin që “çliroi’ pallatin e konfiskuar ku do vendosej Kadastra, ka reaguar Kryetari i Grupit Parlamemtar të PD Gazment Bardhi. Në reagimin e tij Bardhi sjell në vëmendje që ka qenë Qeveria që përmes një vendimi të vitit 2022 ka marrë në mbrojte ndërtuesit e paligjshëm. Në këtë rast gjyqtarët dhe prokurorët zbatojnë vetëm ligjin apo vendimet e qeverisë.  Reagimi i plotë i Gazment Bardhit: Edi Rama paska pyetur sot "Se si mund të angazhohen prokurorë a gjykatës të Republikës në favor të ndërtuesve të paligjshëm, kjo kërkon të kesh akses në trurin e prokurore Gjelit dhe të gjykatës Balliut”.  Dikush duhet t'i kujtojë që vetë ai s'ka akses në trurin e tij, sa kohë nuk kujton...