Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Zjarri në Lapardha, angazhohen dy helikopterë
Dy helikopterë të Forcave të Armatosura kanë nisur punën për shuarjen e flakëve në zonën e Lapardhas, në territorin e bashkisë Selenicë. Në vijim pritet të mbërrijë edhe një helikopter i tretë për të ndihmuar në operacionin për shuarjen e zjarrit që përfshiu pasdite zonën me bimësi dhe shkurre. Forcat zjarrfikëse të Vlorës janë vënë sakaq në gatishmëri, pasi era e fortë rrezikon përhapjen e zjarrit drejt Shashicës, që u shkrumbua më herët gjatë këtij muaji.