RAIFFEISEN BANK futet në ‘rrjetën e SPAK’: Paratë e krimit po pastrohen me bankat

RAIFFEISEN BANK futet në ‘rrjetën e SPAK’: Paratë e krimit po pastrohen me bankat

Pak ditë më parë, një grup i dyshuar si ndër më aktivët në trafikun e drogës në Europë, përmes Amerikës Latine, është goditur nga autoritetet shqiptare dhe të huaja. Në qendër të hetimeve ndodhen vëllezërit Ervis dhe Ardjan Çela, por përveç tyre një tjetër emër që doli në dosje është Fadil Balla, i njohur ndryshe si “Shijaksi”. Ai është edhe pronari i resortit të sekuestruar nga SPAK “Ajman Park Resort”. Por hetimi është zgjeruar edhe më shumë ku sekuestrimi i 17 tonëve kokainë dhe aseteve, ka zbuluar përfshirjen e Raiffeisen Bank. Gjatë prezantimit të raportit të SPAK në vitin 2024, kryeprokurori i posaçëm, z. Altin Dumani, deklaroi se bankat e nivelit të dytë që operojnë në Shqipëri janë të përfshira në skemat e pastrimit të parave. “Një nga skemat komplekse të...