Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Video tronditëse/ SUV-i godet çiftin gjatë një dreke në një restorant në SHBA
Një video tronditëse e një çifti influencuesish që po hanin në një restorant në Hjuston të Teksasit, tregon një SUV që përplaset drejt tyre, duke thyer xhamin e restorantit dhe duke i marrë përpara. Nina Santiago dhe Patrick Blackwood po shijonin një vakt me salmon, prodhime deti dhe sanduiçe me karavidhe në një restorant kur SUV-i u përplas në tavolinën e tyre. Influencuesit u hodhën nga vendet e tyre dhe vrapuan për t’i shpëtuar, ndërsa gotat ranë përreth tyre. Kamerat më pas tregojnë çiftin e mbuluar me plagë ndërsa dërgohen me urgjencë në një spital lokal. “Jam thjesht i bekuar, faleminderit Zot. Faleminderit univers. Jam thjesht i bekuar dhe mirënjohës për gjithçka”, thotë Patrick në një video nga spitali. Ai shtoi se ishte “përvoja më...