LVV s’heq dorë nga Albulena Haxhiu për kryeparlamentare: Konstituimi i Kuvendit i pasigurt

LVV s’heq dorë nga Albulena Haxhiu për kryeparlamentare: Konstituimi i Kuvendit i pasigurt

3 javë pushim, dhe nesër deputetët e Kuvendit të Kosovës do të tentojnë sërish konstituimin e institucionit. Ky hap vjen pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila urdhëroi zgjedhjen e kryeparlamentarit brenda 30 ditësh përmes votimit të hapur, duke përcaktuar se kandidati mund të votohet vetëm tri herë dhe se të gjithë deputetët duhet të marrin pjesë në votim. Lëvizja Vetëvendosje këmbëngul sërish në emrin e Albulena Haxhiut, ndërsa opozita e deritashme nuk tregon gatishmëri për kompromis. Njohës të çështjeve kushtetuese paralajmërojnë se dështimi mund ta çojë vendin në një situatë të re institucionale. Sërish Haxhiu Në vazhdimin e seancës më 20 gusht, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) do të propozojë sërish Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit të Kosovës, konfirmon deputeti i partisë, Arbër...