Makina e policisë në sens të kundërt në Pogradec, gjobitet efektivi, i hiqet patenta

Makina e policisë në sens të kundërt në Pogradec, gjobitet efektivi, i hiqet patenta

“Në lidhje me një video të postuar në rrjetet sociale, ku shfaqet një automjet policie duke lëvizur në sens të kundërt të drejtimit të lëvizjes, në qytetin e Pogradecit, bëjmë me dije se: Për shkeljen e kryer, bazuar në pikën 12 të nenit 7 të Kodit Rrugor, drejtuesi i automjetit, shtetasi Th. K., punonjës policie i DVP Korçë, është ndëshkuar me masën administrative 10 000 lekë, i është pezulluar leja e drejtimit për 3 muaj dhe janë zbritur 6 pikë nga leja e drejtimit. Drejtoria Vendore e Policisë Korçë fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit.”-njofton policia.