Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Rishfaqen vatra zjarri në ish-fushën e mbeturinave në Vlorë, dyshohet se…
Pasditen e sotme janë shfaqur sërish vatra zjarri në ish-fushën e mbeturinave të Vlorës. Flakët janë regjistruar në dy zona të ndryshme, duke ngritur dyshime për zjarrvënie të qëllimshme. Menjëherë ka nisur puna për shuarjen e tyre, ku janë angazhuar mjetet zjarrfikëse, si dhe ato të ndërmarrjes së shërbimeve publike të bashkisë Vlorë, me synim që zjarri të vihet nën kontroll dhe të mos përhapet më tej.