Automjeti i policisë lëviz në sensin e kundërt në Pogradec, ndëshkohet efektivi

Automjeti i policisë lëviz në sensin e kundërt në Pogradec, ndëshkohet efektivi

Policia e Korçës ka reaguar pasi një video që shfaqte një automjet të uniformave blu që lëvizte në sensin e kundërt të drejtimit në qytetin e Pogradecit, u bë virale në rrjetet sociale. Blutë njoftojnë se pas shqyrtimit të pamjeve, është ndëshkuar me gjobë dhe pezullim të lejes së drejtimit, efektivi i policisë që drejtonte automjetin shtetëror në momentin e incidentit. “Për shkeljen e kryer, bazuar në pikën 12 të nenit 7 të Kodit Rrugor, drejtuesi i automjetit, shtetasi Th. K., punonjës policie i DVP Korçë, është ndëshkuar me masën administrative 10 000 lekë, i është pezulluar leja e drejtimit për 3 muaj dhe janë zbritur 6 pikë nga leja e drejtimit”, sqaron policia.