Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Selenicë/ Vatër zjarri në Lapardha, flakët u afrohen banesave
Një vatër e fuqishme zjarri ka shpërthyer pasditen e sotme në fshatin Lapardha të Selenicës. Si pasojë e flakëve që kanë nisur prej më shumë se 30 minutash, rrezikohen disa banesa aty pranë. Për këtë arsye në ndihmë të forcave në terren ka shkuar edhe një helikopter për të ndihmuar në fikjen e zjarrit. Ndërkohë në Vlorë, flakët përfshinë sërish fushën e mbetjeve urbane, të cilat favorizohen edhe për shkak të erës së fortë.