Një ditë pasi News 24 u rikthye në transmetim, Irfan Hysenbelliu thotë se ai dhe familja e tij janë kërcënuar me jetë

Një ditë pasi News 24 u rikthye në transmetim, Irfan Hysenbelliu thotë se ai dhe familja e tij janë kërcënuar me jetë

Irfan Hysenbelliu TIRANË- Biznesmeni dhe botuesi i disa mediave, Irfan Hysenbelliu është kërcënuar me jetë, vetëm një ditë pasi televizioni informativ që ai drejton u rikthye në transmetim. Sipas mediave të Hysenbelliut, bëhet me dije se ai dhe familja e tij janë kërcënuar me jetë nga një person që ka lidhje të ngushta me nivele të larta të qeverisjes. "Botuesi i News24 dhe Panorama Grup së bashku me familjarë të tij, janë kërcënuar me jetë nga një prej personazheve të denoncuar më herët për afera të dyshuara korruptive nga emisionet investigative në News24", thotë reagimi. Në reagim, bëhet po ashtu me dije se avokatët e familjes do të ndjekin të gjitha procedurat ligjore, duke depozituar edhe provat përkatëse që provojnë kanosjen. Ndërkohë që familja Hysenbelliu thekson mbështetjen e...